Nga Iva V.GRILLO
Kujdo që nuk ka pasur mundësi të ndjekë mbrëmë intervistën e gazetarit Lorin Kadiu dhënë në “A Show” të gazetarit të mirënjohur Krasta, do t’ia këshilloja t’a dëgjonte me kujdes. Është një intervistë sa informative aq edhe alarmuese (linku: https://youtu.be/hsHWiQ32QtA?is=9Rz5_DgbDWxQeXlf).
Midis të tjerash, gazetari Kadiu sjell në vemendje publikimin e një libri të ri të quajtur: “Albanian Files” ku në 800 faqet e tij flitet për projekte të konceptuara (e disa të zhvilluara) për Shqipërinë nga studio arkitekturore ndërkombëtare, me ftesën, kërkesën dhe sipas porosive e shijeve të kryeministrit Rama (për “çudi” parathënia është bërë vetë nga porositësi i resorteve: Rama).
Në këtë intervistë, gazetari Kadiu përmend se në librin voluminoz, nëpërmjet gojës/rrëfimeve të studiove ndërkombëtare, flitet për porosi të dhëna nga Kryeministri shqiptar për rreth:
540 projekte nga studio të huaja të cilat synojnë krijimin e resorteve/qyteza të tëra turistike në zonat e mbrojtura si Divjaka,Velipoja, Thethi, Rana e Hedhur, Butrinti, Zvërneci, etj, etj.
Duket se këto kërkesa/porosi i janë bërë rreth 60 studiove të huaja arkitekturore, të përzgjedhura e ftuara nga vetë Kryeministri Rama, pa asnjë konsulencë apo këshillim publik.
Nën dritën e këtij informacioni merr një kuptim edhe më alarmues nxitimi e bullizimi që po u bëhet shqiptarëve për të ashtuquajturën “Paketën e Maleve”, rrethimi i pasurive publike me gardhe dhe tërheqja zvarrë që u bëhet banorëve që protestojnë.
Duket qartë se në kokën diabolike dhe shpirtin zhvatës të Krye-kusarit Rama, Shqipëria do të kthehet në një vend resortesh nga e cili shqiptarët ose duhet të ikin nga sytë këmbët, ose duhet të punojnë si hyzmeqarë në qytetet fantazma të resorteve ku mesa duket do të pastrohen akoma paratë e krimit të organizuar.
Largimi i kryeministrit Rama është një emergjencë kombëtare!!
Ose Rama, ose kombi shqiptar! Të dyja nuk qëndrojnë dot më bashkë!
Dy duar për një kokë janë!


Gazeta RD