Në një fjalim të mbushur me revoltë, një i moshuar ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një figurë antikombëtare.
Ai u shpreh se kryeministri Rama nuk ka goditur vetëm ekonominë, por ka shkuar më tej duke shkatërruar të ardhmen e shqiptarëve.
“Kjo lëvizje e rinisë shqiptare të mos kthehet në qesharake si në vitin 1990. Sot bëj thirrje që shqiptarët të thërrasim intelektualë dhe idealistë që janë sprovuar para këtij regjimi antikombëtar. Pensionistët kanë pensione më të ulëta se në Afrikë. Edi Rama i ka prerë rrënjët kombit, duke bërë gjenocid me largimin e shqiptarëve. Intelektualët dhe idealistët të painfiltruar në sigurimin e shtetit të ngirhen”, tha ai.
Gazeta RD