Berisha: Nuk vazhdojmë me asnjë çështje tjetër përveç largimit të Edi Ramës me dorëheqje ose me mocion!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka kërkuar prezencën e kreut të qeverisë në Kuvend. Berisha tha se, nuk vazhdojmë me asnjë çështje tjetër përveç largimit të Edi Ramës me dorëheqje ose me mocion.

Berisha: Nuk mund të shtypni me kartona kërkesat mbarëqytetare, të cilat kanë marrë mbështetje të plotë ndërkombëtare.

Kërkesat e qytetarëve për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës, për anulimet e të gjitha ligjeve të amenduara nga Edi Rama për mbrojtjen e mjedisit, me të cilën ju ndërtuat aeroportin e Vlorës.

Ndaj dhe flamengot i dënuat me vdekje në aeroportin e Vlorës.

Me të cilën ju ndërtuat pikën e vogël në parkun e Butrintit.

Me të cilën ju shkatërruat trashëgiminë kulturore dhe parqet kombëtare të shqiptarëve.

Duke harruar se nuk janë vetëm pasuri e shqiptarëve, por edhe pasuri evropiane.

Ndaj dhe unë mendoj se edhe njëherë, vazhdimi me çështje të tjera në këtë parlament pa ardhur Edi Rama këtu për të paraqitur dorëheqjen, ose në mocion me debat, është një akt sa tradhtie, aq edhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë.

Nuk keni asnjë të drejtë të injoroni qindra mijëra shqiptarë që kanë 18 ditë me flamurin e lirisë në dorë, me flamurin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, sakrifikojnë orë të tëra.

Se kush tregohet fashist tani apo stalinist tani, ju apo ata, këtë le ta gjykojnë vetë qytetarët shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

“Kujdes drutë te vila e shefes”/ Përgjimet që çuan SPAK te prona tjetër e fshehtë e Ballukut

Nga Elton Qyno  Për një periudhë 1 vjeçare thuajse të gjithë puntorët që shërbenin në …