Agjentë serbë kundër protestave/ Denoncohet në Parlament drejtuesja e SHISH

Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar sërish që Kuvendi të trajtojë kërkesat e protestuesve. Berisha tha se Rama duhet të hiqet me mosbesim.

“Larg duart nga protesta. Do të ikni si minj. Por kini guxim tani më mirë burrërisht, heqim me mosbesim Edi Ramën dhe t’i japim zgjidhje krizës që do të jetë shumë herë më e fortë”, ka thënë Berisha.Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa doli në mbrojtje të protestave qytetarë për largimin e kryeministrin, propozoi që Rama të hiqet me mosbesim.

Berisha i bëri thirrje socialistëve që të mbajnë duart larg nga protesta, ndërsa theksoi se zëri i qytetarëve nuk mund të mposhtet kurrë.

“Ata kanë kërkesa shumë të drejta. Ju keni vendosur ti zgjidhni me kërcënime mafioze duke marrë bandat. Vlora Hyseni, agjentja e përbashkët e Ramës dhe e Vucic ka ka marrë ekspertë serbë anti demonstrata. Unë paralajmëroj urgjent hetim parlamentar. Larg duart nga protesta. Zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë, pastaj do ikni si mi. Më mirë tani, burrërisht, kini guxim të votojmë ligjet, të heqim me mosbesim Ramën dhe ti japim zgjidhje krizës që do jetë shumë herë me e thellë në ditët dhe javët që do vijnë”, tha Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Gazetarja e CNN e pyet për revoltën qytetare, Rama humb toruan: Nuk ka protesta!

Një debat i tensionuar ka ndodhur gjatë panelit në Forumin Botëror Future Investment Initiative, ku …