Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Zoti Berisha, ju keni bërë një akuzë të fortë sot në foltore, duke thënë që kreu i SHISH-it ka futur agjentë serbë në protestë. Keni informacion ju për këtë?

Sali Berisha: Prit tani. Qytetarë dixhitalë më thonë që është bërë një kombinim i dy shërbimeve Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj.
Kjo ka ndodhur.
Qytetari dixhital më tha pardje që kanë ardhur dy kontejnerë me ngarkesa të mëdha eurosh. E publikova. Dhe mediat kyç, omerta.
Dje erdhi qytetari dixhital më tha nuk kanë qenë dy, kanë qenë tre.

-Nuk është detyra jonë të bëjmë lajme të qytetarit dixhital zoti Berisha…

Sali Berisha: Janë të miat ato. Po omerta prapë, tre. Tani këtë sigurisht, qytetari dixhital më thotë se po studiojnë dhe po marrin ekspertë serbë të protestave të zgjatura. Dhe ky është një akt absolutisht anti-shqiptar.
Po pse, nuk e more vesh ti, kush erdhi për dosjet e Gjykatës së Lartë? A më thua pak mua?

-Këto janë të dyja gjëra të ndryshme.

Sali Berisha: Jo, jo, se po duken serbët ty mbrapa diellit… Krye-eksperti serb erdhi dhe mori dosjet. Çfarë ka… Edhe këta i paguan Vlora në qoftë se i ka marrë. Edhe këta i paguan Vlora. Po se tani Vlora është, dihet ajo, është agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit. Kjo është e njohur. E kam thënë që në fillim unë. Që kur bëri udhëtimin e parë dhe e mohoi, gjë të cilën e denoncuan kolegët e saj.

About Redaksia

Check Also

Dalin foto e para të “Samit të Arubës”/ Pakti i karteleve për pastrimin e parave në Shqipëri

Dalin foto e para nga samiti i karteleve të drogës në Aruba. Sipas materialeve hetimore …