Berisha: Ardit Bido ka bërë kërdinë në arkiva! Janë tetë faqe me rreth 28 shkelje të bëra prej tij

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ardit Bido ka bërë kërdinë në arkiva! Janë tetë faqe me rreth 28 shkelje të bëra prej tij.

“Tani, e dëgjuat atë Bidon ju aty?

Bido është një brejtës, është brejtësi kryesor i arkivës së shtetit, i manipulimeve në tokat e bregut.

Tani Bido të japë shpjegime…

Çështja 728219016AA. Ky është kodi me denoncimet e veprimeve juridike që ka shkelur Bido në arkiv.

Bido ka bërë kërdinë në arkiv. Ka bërë kërdinë!

Bido, tani t’u them një gjë, ka pasur një duel midis tij, shumë të fortë, midis tij dhe të ndjerit Artan Lame.

I ndjeri Artan, ju i dini deklaratat e mia për të, por ka meritën e madhe që ai kurrë nuk e firmosi Gjipenë…

Duhet t’ia njoh meritën. Ai nuk e firmosi, nuk ia u firmosi Olsi Ramës dhe familjes 242 mijë metër katrorë. Bido i falsifikoi dhe i modifikoi gjërat.

Pra ky është kodi me të dhënat në arkiv. Data është 27.01.2025. Ka tetë faqe me shkelje, rreth 28 shkelje juridike.

Bido, tani imagjinoni ju sa vite kanë këto mbrapa”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dalin foto e para të “Samit të Arubës”/ Pakti i karteleve për pastrimin e parave në Shqipëri

Dalin foto e para nga samiti i karteleve të drogës në Aruba. Sipas materialeve hetimore …