Kryetari i PD, Sali Berisha në vijim të denoncimit të tij për skandalin me tokat në bregdete tha se është hera e parë në histori që blihet një tokë pa u ditur pronari.
Berisha theksoi se, thuhet se Aliajt kanë lidhje me Ballën”, tha kreu demokrat ndërsa premtoi se herën tjetër do sillte për mediat “mashtrimet e Ardit Bidos.
Berisha: Në kartelat e pasurisë fshihen nga hipoteka shitësit.
Kemi një fenomen këtu.
Kalojmë pak tek dosja e Arubës. Altin Dumani fsheh qeveritarët në mënyrën më kriminale. Prania e qeveritarëve në Aruba është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar.
Por duke qenë se aty përmendet Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi, duke qenë se në dosjen e Brukselit përmendet ora 600 mijë euro e atyre që ishin në Aruba për Edi Ramën, mercenar Dumani e trajton dosjen si hetim privat për të mbrojtur padronin e tij.
E njëjta gjë ndodh këtu.
Në botë, unë hera e parë që unë lexoj në të gjithë jetën time, në dokumente zyrtare apo në romane, se blihet një copë tokë pa u ditur pronari, duke u fshehur pronari.
Por fshehja flet shumë herë më tepër për autorësinë, për pronësinë e vërtetë.
Shtatë, Artan Lame, ashtu si në rastin e tokës së fisit Koleka, nuk ka pranuar ta regjistrojë. I ndjeri Artan Lame!
Kjo është bërë e mundur vetëm pas ikjes së tij sipas dokumenteve, madje me vendim të ASHK në Vlorë, prona është bllokuar në korrik të vitit 2022.
Gjithashtu, sërish pavarësisht të tjerash një gjë është e ditur. Të gjithë duke filluar nga Edi Rama, vëllai i tij, organet qendrore dhe lokale kanë qenë në dijeni se kush po kërkonte të blinte toka në Vuno dhe kush kishte qëllim për ta zhvilluar atë.
Isa Aliu nuk është pronar në Vuno denbabaden siç thotë ai, ashtu siç mundohej ta paraqiste Edi Rama dhe Artu Shehun në Zvërnec, i cili na nxjerr dokument të vitit 1380.
Nuk ka mashtrim më të madh, i them Artur Shehut atje ku është.
E para në atë kohë nuk ka pasur sundim otoman. Po dhe në qoftë se do kishte sundim otoman, dhe në qoftë se vërtet ajo familje e ka ruajtur mbiemrin 700 vjet, ajo ka qenë përdorim.
Ka qenë në ligjin e perandorit. Toka, ajri, deti, uji, janë pronë e perandorit. U jepen shtetasve me qira për mirëqenie, për të rritur mirëqenien.
Ky tani na nxjerr dokumentin e vitit 1300, shkon paguan atje ndonjë… ç’t’i thuash, e cila pastaj thotë në gjykatë se kjo fjala mund të jetë kujdesje, jetë kështu, mund të jetë ashtu. Urdhëroni! Piramidë mashtrimi.
Tani të gjitha këto, SPAK-u do i hetojë apo s’do i hetojë, do ta shohim. Po unë i bëra publike pikërisht në emër të interesit publik.
Thuhet se këta Aliajt kanë lidhje dhe me Ballën, nuk kam ndonjë dokument, po ajo që është e vërtetë, dhe unë do vij herë tjetër këtu para jush për të paraqitur mashtrimet e Ardit Bidos, i cili pasi kreu si Ponc Pilati porositë e Edi Ramës, që s’i zbatoi kurrë Artan Lame, u bë deputet.
Dhe tani ka një dosje të madhe në SPAK, dhe e garantoj që kurrë kjo aferë e pasqaruar nuk do mbetet.
Unë herë tjetër do sjell para jush të gjitha çfarë ka bërë ai kur drejtonte Arkivin e Shtetit.
Këto ishin, ishte pak i zgjatur materiali, por ishte një ngjarje që as në letërsinë fantastike të Amerikës Latine, të shkrimtarëve të mëdhenj, absolutisht nuk e gjen.
Nuk e gjen!
Nuk e gjen tek Markesi, tek Borgesi apo tek të tjerë, blerje pa shitës!
Hajde gjeje ku!
Të gjitha në Shqipëri!
Gazeta RD