Një protestues nga diaspora në tubimin para Kryeministrisë i bëri thirrje SPAK që të kërkojë heqjen e imunitetit të kryeministrit Edi Rama dhe të nisë hetime ndaj tij. Ai kritikoi edhe Gjykatën Kushtetuese për mungesë reagimi.
Ai propozoi krijimin e një qeverie teknike njëvjeçare, e përbërë nga figura jopartiake dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Protestuesi kërkoi gjithashtu verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të politikanëve, deputetëve dhe ministrave që nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara, si dhe hetime ndaj ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë.
“SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Ramës dhe të fillojë ndjekje penale për shkeljen e Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese që i jemi drejtuar me shkrim zyrtar, çuditërisht në gjumë. Ka për detyrë të urdhërojë marrëveshje të kundërligjshme që ka bërë Rama. Ashtu siç bëri anulimin e marrëveshjen me Greqinë, të veprojë dhe në këtë rast. Të krijohet qeveri teknike 1 vjeçare me personalitet me njerëz jopartiakë, por shkencëtarë”, tha ai.
Gazeta RD