Sulmi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zbulon panikun e tij!

Nga Luçiano BOÇI

Postimi i fundit i Edi Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zbulon panikun e tij.

Reagimi i tij është shpërthim i një pushteti që ndien rënien.

Po, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë. Ata janë popull shtetformues në vendin e tyre, faktor historik, politik dhe kushtetues.

Po, shqiptarët e Kosovës nuk janë diasporë e askujt. Ata kanë shtetin e tyre të pavarur, të ngritur mbi sakrificë, gjak, qëndresë dhe mbështetje të botës demokratike.

Por këtu nis mashtrimi i Ramës.

Ai merr një të vërtetë terminologjike dhe e kthen në armë politike kundër shqiptarëve që nuk i binden.

Nuk e përdor fjalën për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, por për të ndarë shqiptarët në të dobishëm dhe të padobishëm, në ata që duartrokasin dhe ata që guxojnë të kundërshtojnë.

Rama, merr pozën e gjithkahershme të një antikombëtari.

Kush i shkon pas, shpallet patriot.

Kush proteston, shpallet turmë, kërcënim, dekor turpi.

Sipas kësaj logjike, atdheu nuk është më Shqipëria, Kosova, Tetova, Presheva, Ulqini apo mërgata. Atdheu bëhet karrigia e Edi Ramës.

Gjuha e përdorur prej tij është gjuhë përçarjeje.

About Redaksia

Check Also

Eshtë lëvizje kombëtare/ Rama e pranon: “Nga Kosova dhe Maqedonia për të më rrëzuar”

Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave që po zhvillohen në Tiranë prej 22 ditësh, duke …