Berisha: Demokratët kanë kërkuar largimin e Edi Ramës prej 13 vitesh duke u përballuar me kërcënime…

Sali Berisha

Demokratët kanë kërkuar largimin e Edi Ramës prej 13 vitesh, duke përballuar kërcënime, fyerje, presione dhe çdo formë sulmi politik. Për vite me radhë, kjo betejë është trajtuar si një kauzë e demokratëve, por protestat që po zhvillohen sot dëshmojnë se pakënaqësia ndaj kësaj qeverie nuk është më vetëm e opozitës – është bërë zëri i mbarë shqiptarëve.

Kjo është arsyeja pse kam nxitur çdo demokrat të bashkohet me protestën. Por me një kusht: jo si militantë partie, por si qytetarë. Sepse kur një qeveri humbet besimin e qytetarëve, beteja nuk është më politike; është një betejë për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit. #sb

About Redaksia

Check Also

100 bashki, 6 rajone/ Aksioni nr1 i PD, shpalosja e alternativës

Bujar Leskaj Reforma administrative-territoriale ka një rëndësi të veçantë dhe përbën një nga aktet më …