Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë te një mocioni me debat, duke argumentuar se protestat e vazhdueshme qytetare dhe shqetësimet mbi transparencën e qeverisë kërkojnë diskutim të menjëhershëm parlamentar.
Në kërkesën qe mban firmë e Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi, theksohet se protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Çështje këto që janë adresuar edhe nga Partia Demokratike, ku janë depozituar nismat ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve. Më herët Partia Demokratike ka kërkuar edhe zhvillimin e një mocioni me debat, mbi Raportin e Komisionit Europian per procesin e integrimit.
Mocioni

Gazeta RD