Survejimi total i qytetarëve/ Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se survejimi total i qytetarëve përmes kamerave dhe sistemeve të monitorimit nuk duhet të jetë nën administrimin e bashkisë, por sipas tij po kalon nën kontrollin e policisë së shtetit, duke e cilësuar këtë si një ndryshim të rrezikshëm në modelin e menaxhimit urban dhe të sigurisë publike.
Në deklaratën e tij, Berisha ngriti shqetësime se projekti i “Smart City” po devijon nga funksioni i shërbimeve qytetare si menaxhimi i trafikut, transportit dhe parkimit, drejt një sistemi të centralizuar monitorimi dhe kontrolli nga policia, që sipas tij përfshin kamera, radarë dhe analiza në kohë reale me inteligjencë artificiale.

Berisha: Shikoni çfarë deklarate bën.
Ky është Skënder Troplini apo Çela, thoni si të doni, drejtori i përgjithshëm i narkopolicisë.
‘Policia ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent, fajtorin e përcakton teknologjia’.
Imagjinoni ju pra se me çfarë shteti policesk kemi të bëjmë.
Kamerat që duhet të administrohen tërësisht nga bashkia në interesin më të mirë të qytetarëve, administrohen tani nga narkopolicia për survejimin e rreptë të qytetarëve.
Kemi paraqitur këtu se cili është modeli klasik i Smart City.
Menaxhon trafikun. Transportin publik. Ndriçimin inteligjent. Parkim dhe mjedise. Shërbime bashkiake. Menaxhohet nga bashkitë dhe institucionet urbane- larg duart policia.
Fokusi ose objektivi: komoditeti për qytetarët, t’u shërbehet sa më mirë qytetarëve.
Projekti i narkoshtetit shqiptar.
20 qytete dhe pikat kufitare.
Nën administrimin e narkopolicisë së shtetit- do të thotë karteleve të drogës.
Platformë IA dhe qendër e avancuar kontrolli.
Kamera, radarë, ANPR dhe rrjet fibre optike.
Monitorim dhe kontroll i territorit.
Asnjë nga funksionet e Smart City në bashki. Të gjitha policeske.
Mirëmbajtje operative.
Monitorim.
Pra, nuk fokusohet vetëm në shërbime urbane, por siguri, kontroll, monitorim i centralizuar.
Ja survejimi masiv.
Operator kryesor: policia.
Qendra e komanduar: natyrisht nga policia.
Survejim nga IA dhe analiza në kohë reale.
Lexim targash dhe gjurmim të lëvizjeve- imagjinoni ë.
Potencial për të dhëna biometrike, veçanërisht fytyra.
Ruajtja dhe analizë e të dhënave.
Shkatërrim i privatësisë dhe lirive civile.
Pra, mbikëqyrje, siguri dhe kontroll, model i centralizuar polici-komandë-qendër.
Shtet policesk.
Narkoshtet.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Zhupa: “Mallkimi i flamingove” zuri aksionerët, “revolucioni i flamingove” do të zërë edhe qeverinë e korrupsionit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje denoncimet e hershme për Aeroportin e …