Dita e 24 e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Rama jepe dorëheqjen!

Në sheshin “Skënderbej”, ka nisur grumbullimi i tyre, ndërsa pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Përmes këtyre protestave, ata kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit të tyre kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë’ dhe parulla të tjera janë lëshuar drejt Ramës dhe qeverisë së tij.

Ata kanë nisur fjalimet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa qindra mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për ndryshim.

About Redaksia

Check Also

Priti Ramën, eurodeputetja franceze kritikon Macron: S’duhet t’i ofrosh dorën një qeverie që po mashtron vendin!

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit …