Garo: Mediat e Ramës trillojnë, PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Partia Demokrartike ka reaguar në lidhje me trillimet e disa medieve të kontrolluara nga Edi Rama dhe qeveria, se gjoja Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha, nuk mbështet kërkesat e qytetarëve protestues.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo shkruan se, Berisha dhe PD mbështesin plotësisht pesë kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e protestës rinore qytetare, si dhe kërkesat e paraqitura së fundmi nga tribuna e saj për opinionin publik.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike

Lidhur me mashtrimet e mediave të qeverisë, sipas të cilave PD dhe Berisha nuk mbështesin 5 kërkesat e protestuesve, deklaroj se ky është një trillim i pastër.
Berisha dhe PD mbështesin plotësisht pesë kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e protestës rinore qytetare, si dhe kërkesat e paraqitura së fundmi nga tribuna e saj për opinionin publik. Edi Rama, përmes mediave të tij, me qëllim të keq për të sulmuar protestën dhe kërkesat e drejta, i konfondon ato me prononcime individuale të ndonjë protestuesi, duke i paraqitur si qëndrime të vetë protestës rinore qytetare.
Me këtë rast, PD dënon këtë praktikë trillimi e manipulimi të Ramës dhe qeverisë së tij, si dhe kërkon dorëheqjen e tij të menjëhershme, dhe pranimin e kërkesave të paraqitura zyrtarisht nga përfaqësuesit e protestës rinore qytetare.

About Redaksia

Check Also

PD: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

Deklaratë e Partisë Demokratike Përbaltja me porosi të Ramës e heronjve të UÇK, akt i …