BE zbarkon në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane do t’i bashkohet protestës kundër Ramës

Protestat që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, prej më shumë se tre javësh kanë tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Në kulmin e revoltës qytetare, eurodeputetja gjermane, Jutta Paulusm ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës më datë 29 qershor në Tiranë.

Në një koment në rrjete sociale, ajo thotë se do të jetë në protestë të hënën e ardhshme.

Deklarata e saj vjen në një moment kur çdo pasdite Tirana jehon nga thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa mbetet për t’u parë qëndrimi që ajo do të mbajë lidhur me këto zhvillime.

About Redaksia

Check Also

Trafiku i Armëve/ Kush është Aleks Marku që BKH i sekuestroi telefonin bashkë me Yeffet

Aleks Marku, ish-drejtues juridik dhe i prokurimeve në Portin e Durrësit mbulonte vjedhjet kalimi drogës …