“Kur babai im luftonte me plumbin, Taulant Balla luftonte si të paloste milionat bashkë me ata të tjerët që përfaqësojnë të ashtuquajturin parlament shqiptar. Ky është Taulant Balla!” Ky është reagimi i djalit të Heroit të Kombit Tahir Sinani, ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së.
Rezart Sinanaj reagoi mjaft ashpër ndaj dokumentit të publikuar nga Taulant Balla, në përpjekje për të njollosur Dritan Goxhajn nxori një letër pjesëtarësh të UÇK-së që kishin marrë pagesa duke i quajtur mercenarë. Në listë krahas emrit të Goxhajt figuron edhe Tahir Sinani, komandant i UÇK-së dhe hero i Kosovës
“Nëse do të dijë më tepër ka ku të interesohet”, tha Rezart Sinanaj më tej në intervistën për gazetarin Gurjan Doçi.
Gazeta RD