Berisha përkujton 15-vjetorin i vizitës së Bush me një video

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar videon dhe një mesazh me rastin e 15-vjetorit të vizitës së parë dhe historike të një Presidenti të SHBA në Shqipëri. Berisha shkruan se, vizita e Presidentit George W Bush shënon momentin më kulmor në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Sot, 15-vjetori i vizitës historike të Presidentit George W. Bush në Shqipëri!

Miq, kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Në këtë vizitë, miku i madh i kombit shqiptar George W. Bush deklaroi: “The time is now”, tani është koha për Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipëria në NATO.

Të dy këto arritje, me mbështetjen e tij dhe kombit të tij të madh, u bënë realitet.

Ndaj le t’i shprehim sot të dashur miq mirënjohjen tonë më të thellë dhe t’i urojmë jetë të gjatë mikut të madh të shqiptarëve, Presidentit George W. Bush.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply