Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar videon dhe një mesazh me rastin e 15-vjetorit të vizitës së parë dhe historike të një Presidenti të SHBA në Shqipëri. Berisha shkruan se, vizita e Presidentit George W Bush shënon momentin më kulmor në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Sot, 15-vjetori i vizitës historike të Presidentit George W. Bush në Shqipëri!
Miq, kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Në këtë vizitë, miku i madh i kombit shqiptar George W. Bush deklaroi: “The time is now”, tani është koha për Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipëria në NATO.
Të dy këto arritje, me mbështetjen e tij dhe kombit të tij të madh, u bënë realitet.
Ndaj le t’i shprehim sot të dashur miq mirënjohjen tonë më të thellë dhe t’i urojmë jetë të gjatë mikut të madh të shqiptarëve, Presidentit George W. Bush.