Projekti i Kalasë së Elbasanit, PD: Të respektohen të drejtat dhe interesat e banorëve!

Sekretari politik i PD, dega Elbasan, ka reaguar ditën e sotme përmes një deklarate për mediat lidhur me shqetësimet e banorëve të lagjes Kala për projektin e paraqitur gjatë dëgjesës publike për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit.

Ai u shpreh se, Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të banorëve për çdo shqetësim të ngritur prej tyre, pasi sipas tij, ata preken drejtpërdrejt nga ndërhyrjet e parashikuara në këtë projekt.

Sipas sekretarit politik të PD Elbasan, Kalaja e Elbasanit është një pasuri me vlera historike e kulturore që duhet të marrë vëmendjen dhe investimin e merituar, por zhvillimi nuk duhet të bëhet duke cenuar familjet që prej brezash kanë jetuar në këtë zonë dhe kanë ruajtur këtë trashëgimi.

Ai i bëri thirrje Bashkisë Elbasan, projektuesve dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin në konsideratë të gjitha shqetësimet e ngritura nga banorët e lagjes Kala, të garantojnë transparencë të plotë për çdo detaj të projektit dhe të rishikojnë çdo ndërhyrje që mund të prekë pronat e qytetarëve.

Sipas tij, ruajtja e trashëgimisë dhe zhvillimi i zonës duhet të ecin paralelisht, duke respektuar të drejtat dhe interesat e banorëve.

About Redaksia

Check Also

I KORRUPTUARI!

Nga Gazment BARDHI Prej disa ditësh, Edi Rama ka nisur një fushatë të ethshme për …