“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

Një prej protestuesve i quajtur Erald Ndoji u shpreh se babai i tij ka qenë themelues i PS në Krujë, por sot me lot në sy i thotë se gabuam me atë parti pasi janë futur aty kriminelë.

Erald Ndoji: Zef Ndoji ka punuar 45 vjet arsimtar dhe sot ka pension 100 euro. Ndoji qan ku flet me mu dhe më thotë kemi gabuar. Na kanë hyrë në parti kriminelë. Këtë nuk ta bëj hallall. Siç nuk ta bëj hallall 35 vjet nënës sime që ka punuar me na mbajt me bukë, kurse ti ke fut kriminelë në parti. Lutja ime mos dorëzona deri në fund. Ky nuk  e fiton kurrë betejën me njerëz të pastër si ne të gjithë bashkë. Beteja e ekzistencës. Bëhuni bashkë.

About Redaksia

Check Also

Berisha per diplomatin amerikan/ “Lufta ndaj krimit dhe karteleve prioritet i Presidentit Trump”

Petrit Matia: Përshëndetje Doktor, kur pritet që të vijë ambasadori i ri i SHBA në …