Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do të jem në protestë!

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar “Revolucionit të Flamingove”, protesta qytetare që këtë të shtunë ka hyrë në ditën e saj të 27-të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salis njoftoi se fundjavën do ta kalojë mes protestuesve dhe aktivistëve që janë pjesë e kësaj lëvizjeje.

“Sapo mbërrita në Tiranë. Këtë fundjavë do të jem në demonstratë dhe do të takoj njerëzit dhe aktivistët që po i japin jetë kësaj lëvizjeje fantastike popullore,” shkroi eurodeputetja.

About Redaksia

Check Also

Kriminale/ Studentit i thyhet këmba nga barbarët dhe bie në gjendje kome

Tirana është përfshirë në kaos ditën e sotme. Kryeqyteti është përfshirë nga protesta e studentëve …