Përpjekja e dështuar për ta “iranizuar” protestën e qytetarëve!

Nga Bislim AHMETAJ
🔹️Në fillim EdiMarrja e shpërfilli protestën qytetare, duke besuar se ajo do të shuhej vetvetiu.
Por, ndërsa netët kalonin, numri i protestuesve rritej dhe raportet që ai po merrte nga njerëzit e tij të shpërndarë mes protestuesve ishin shqetësuese:
Protesta nuk drejtohej nga parti politike, por nga qytetarë të lirë, profesionistë, sipërmarrës, studentë, gra, familjarë me fëmijët e tyre dhe pensionistë.
Njerëz kryesisht të pavarur ekonomikisht, sidomos nga administrata e tij, por dhe të çliruar nga ndasitë politike.
🔹️Kur u bind se protesta nuk mund të shpërndahej as me frikë, as me gaz lotsjellës, as me propagandë, pushteti kaloi në fazën e etiketimit.
U hodhën teza se organizatorë ishin “iranianët” dhe më keq akoma “kosovarët”, ndërsa më pas se protesta nuk ishte kundër qeverisë, por kundër Presidentit Trump.
🔹️Të dyja këto narrativa jo vetëm që nuk arritën të bindnin opinionin publik, por u diskretituan edhe në sytë e atyre që i prodhuan.
-As letrat e “komandantëve” kundër njërit prej protestuesve që lexoj kërkesat të cilat përseritën çdo natë nga protestues të tjerë.
-As shkulja e “porositur” e flamurit izraelit nga një vajzë që mbeti anonime si për policinë, ashtu edhe për publikun.
-As shpallja “non grata” e Ikbales nuk nxunë hiç, përkundrazi u shuan si shurra e pulës.
Dhe nga shumica u panë si përpjekje të dëshpëruara të qeverisë për të shmangur thelbin e problemit.
🔹️Ndërkohë protesta u zgjerua përtej kufijve të Shqipërisë. Shqiptarët në Europë dhe Amerikë organizuan tubime solidarizuese, ndërsa rrjetet e propagandës që synonin të kontrollonin debatin publik humbën ndikimin përballë komunikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Ndërsa “Diella” e AKSHIT i dështoj një e nga një kopilat e saj, zëri i qytetarëve të lirë preku çdo media ndërkombatare dhe theu çdo përceptim të kalkulimeve që kapte antena e “Kopshtit të Edenit”.
🔹️Përballë kësaj situate, pushteti vazhdon të kërkojë fajtorë jashtë vetes, duke shmangur përgjegjësinë politike për krizën që ka prodhuar.
Por thelbi i protestës mbetet i pandryshuar:
Kërkesa për largimin e një qeverisjeje që ka humbur besimin e qytetarëve, për shkak të arrogancës, shpërfilljes, korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar.
🔹️Prandaj, kërkesa për dorëheqjen pa kushte të Kryeministrit nuk paraqitet më si një slogan politik, por si kushti i parë për zgjidhjen e krizës.
🔹️Sipas logjikës së natyrshme të protestuesve, ai që e ka sjellë vendin në këtë gjendje nuk mund të jetë edhe ai që do ta nxjerrë prej saj.
🔹️Zgjidhja nuk pritet të vijë nga pushteti, por nga qytetarët.
🔹️Vetëm këmbëngulja e tyre paqësore dhe ushtrimi i të drejtës demokratike për të kërkuar ndryshim mund të hapin rrugën drejt një zgjidhjeje politike të qëndrueshme.
🔹️Çdo ditë që kalon pa u dëgjuar ky mesazh vetëm sa e thellon krizën dhe e forcon bindjen se ndryshimi do të vijë nga vullneti i qytetarëve.
Tiranë me 27 Qershor 2026.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Shëndetësia e “arritjeve” apo thertorja e propagandës?

Nga Eralba Kreshpa-Nënkryetare e PD Vlorë Znj. Iris Luarasi, ajo që shohim në studiot televizive …