Shqiptaro-francezja thirrje Macronit: Mos e prit më Edi Ramën, ai është tradhtar!

Ndërsa qytetarët shqiptarë janë në ditën e 28-të të protestës ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, një shqiptaro-franceze i ka drejtuar një mesazh në frëngjisht presidentit Emmanuel Macron, ku i ka kërkuar që të mos e presë më Edi Ramën, sepse ai është një tradhtar dhe kriminel.

Fjala e saj

Të dashur motra dhe vëllezër! Populli im i bukur meqë vij nga Franca, doja t’i thoja dy fjalë edhe presidentit tim tjetër, Emmanuel Macron-it, se ky këtu nuk e gjen dot se ku është.

I nderuar Zoti President, i dashur Zoti Emmanuel Macron. Ju i keni dhënë dorën një njeriu që urrehet nga e gjithë Shqipëria.

Mos bëni si Sarkozy kur priti Gadafin, sepse po bëni të njëjtën gjë.

Mos u fshihni, Zoti Macron!

Zoti Macron, ju jeni edhe presidenti im; unë jam shqiptare, por jam edhe franceze, unë votoj!

Për nderin e Shqipërisë dhe të Francës, mos e prisni më Edi Ramën!

Ai është një tradhtar! Ai është një kriminel!

Mos ia bëni këtë Francës, Zoti Macron!

Ju falënderoj!

Ju falënderoj!

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit janë “bombë”! Rama të japë sqarim publik

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka deklaruar se deklaratat e eurodeputetit Tomáš Zdechovský për Edi Ramën …