“Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj pazar”, nis protesta e 30-të

Protesta e 30-të kombëtare kundër qeverisë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Ka nisur protesta e 30-të kombëtare kundër qeverisë. Protestuesit u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

“Edi Rama, o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë”, Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj pazar”, “dorëheqje”, “dorëheqje”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Para Kryeministrisë ndodhet një grup tjetër protestuesish, të cilët po i presin pjesëmarrësit që po marshojnë nga sheshi, ndërsa pritet që tubimi të marrë përmasa më të mëdha me bashkimin e të dy grupeve.

Në protestë marrin pjesë qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë pritet të nisin fjalimet e përfaqësuesve të tubimit.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre, protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

About Redaksia

Check Also

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Reagim i fortë ndaj Ramës nga protesta: Ushtrove presion në Kosovë për ngritjen e Gjykatës Speciale

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar …