Plasi edhe në urbanët e Tiranës, Berisha publikon videon

“Plasi dhe në linjat e urbanit në Tiranë!”, kështu shkruan kreu i PD-së Sali Berisha në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, ku shihen qytetarë në një autobus të linjës në kryeqytet duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”.

Berisha ka shpërndarë videon ku shihen pasagjerë në urban që i bashkohen thirrjeve kundër qeverisë.

Ndërkohë, sot shënohet dita e 30-të e protestës kombëtare të opozitës kundër qeverisë. Çdo ditë, qytetarë të shumtë mblidhen në sheshin “Skënderbej”, ku më pas nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Protestat vijojnë prej një muaji me radhë, me pjesëmarrje të qytetarëve që i bashkohen marshimeve në qendër të Tiranës.

About Redaksia

Check Also

PD ripërsërit kërkesën: Kuvendi të miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë për dënimin …