Nga Bislim AHMETAJ
“Heu, Mond Spaho bre, sa burrë i pa yndyrë paske pasë kenë!” – kështu ndoshta do të thoshte Gjergj Fishta po të ishte gjallë.
Për hir të rrugëtimit tonë të gjatë në PD, kemi pasur njëfarë shoqërie dhe, pikërisht për këtë, e kam të vështirë t’i shkruaj këta rreshta.
Por kur njeriu i thyen të gjithë kufijtë e arsyes, miqësia nuk mund të vihet mbi të vërtetën.
Si mundet një njeri, vetëm për një vend në atë mender Parlament, t’i bjerë mohit një jete të tërë politike?
Kur sot nuk ka mbetur pothuajse asnjë socialist i ndershëm, pa marrë parasysh pjesën tjetër të shoqerisë demokratë, apo pa parti, që në një mënyrë apo në një tjetër, të mos e ketë mbështetur protestën qytetare 30-ditore kundër EdiMARRES dhe bëmave të tij.
Ndërsa ti del e bëhesh mburojë e tij pikërisht në këtë kohë.
Me këtë qëndrim tëndin ke habitur edhe Gjergj Lucën.
Ti dhe shumë të tjerë si ti, nga Frrok Çupi e deri te vetja jote, gjatë këtyre 36 viteve parlamentarizëm e keni “shirë lëmën” falë firmës dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të Sali Berishës.
Prandaj është paradoksale që sot kërkoni t’ia hidhni atij fajin për gjithçka.
Po nji faj e ka, bile shumë të madh.
Jeni pikërisht ju, faji i ndërgjegjës së tij.
Faj që s’do mund ta shlyej sikur edhe tri jetë të ketë.
Pa sa shumë që jeni dhe sa të mjerë dukeni!
E pikërisht për këtë ndihem krenar që kurrë në jetën time emri im nuk është shkruar nga Sali Berisha për ndonjë post apo privilegj, sado i vogël.
Çfarë kam arritur, e kam arritur me punën time dhe me mundësitë që ka ofruar sistemi, aq i hapur sa ka qenë.
Kur shoh ushtrinë tuaj, i them faleminderit Zotit që nuk kam qenë kurrë përfitues i një posti të dhuruar.
Sepse po të më kishte ndodhur edhe mua, ndoshta sot do ta kisha të vështirë të flisja me ndërgjegje të lirë.
Ju jeni shembulli më i keq i mosmirënjohjes në politikë.
Për interesa të vogla, për inate e hakmarrje cinike, vetëm pse një herë të vetme nuk ju doli emri në listën e deputetëve, u kthyet në armiqtë më të zhurmshëm të bamirësit tuaj të djeshëm dhe sot i shërbeni me zell kundërshtarit të tij politik.
Bindjet nuk maten me postet që fiton, por me parimet që nuk i shet kur humbet privilegjet.
Ky është dallimi mes njeriut me karakter dhe oportunistit.
Sot humba një “shok partie”, por jo një mik të sinqertë.
Tiranë me 29 QERSHOR 2026
Gazeta RD