Situata është tensionuar para Parlamentit ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Efektivët kanë shtyrë protestuesit për t’i hapur rrugë automjetit të një prej anëtarëve të qeverisë, konkretisht zv kryeministres Albana Koçiut.
Gjatë momentit të kalimit të automjetit, një pjesë e protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të makinës.
Kjo situatë përsëritet sa herë makinat e ministrave dalin nga godina e Parlamentit, duke i gjuajtur me vezë dhe shishe uji.

Gazeta RD