Zhupa pas dhunës së policisë ndaj protestuesve: Ky është repression! Ku ndryshoni nga banditët?

Deputetja e PD, Ina Zhupa, reagoi pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit ndaj protestuesve, duke e cilësuar të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve.

Ajo ngriti pyetjen se “nga çfarë ndryshojnë këta policë nga banditët e firmës private në Zvërnec”, duke argumentuar se në të dy rastet janë goditur qytetarë të pambrojtur që protestonin.

Sipas Zhupës, protesta është një e drejtë kushtetuese dhe policia ka detyrimin të garantojë rendin, jo të ushtrojë dhunë në shërbim të pushtetit. Ajo akuzoi qeverinë se po përdor represionin për të frikësuar qytetarët dhe e mbylli reagimin me mesazhin: “Ju erdhi fundi!”.

Reagimi i Ina Zhupës

“Nga çfarë ndryshojnë këta policë nga banditët e firmës private në Zvërnec, të cilët ushtruan dhunë ndaj qytetarëve? Nëse njëri përdor uniformën e një kompanie dhe tjetri uniformën e shtetit, por të dy godasin njerëz të pambrojtur që protestojnë. Ku është ndryshimi?

Për disa vezë të hedhura në shenjë proteste, Policia e Shtetit zgjodhi të përgjigjej me grushte, shqelma, tërheqje zvarrë dhe dhunë ndaj qytetarëve. Pamjet janë tronditëse dhe të papranueshme në një shtet demokratik.

Protesta është një e drejtë kushtetuese. Policia ka detyrimin të garantojë rendin, jo të hakmerret ndaj qytetarëve. Kur përdoret forcë e pajustifikuar për të frikësuar këdo që ngre zërin kundër qeverisë, atëherë kemi të bëjmë me një polici kriminale që i shërben pushtetit dhe jo shtetit.

As dhuna, as frika dhe as represioni nuk do ta zgjasin jetën e një pushteti që ka humbur besimin e qytetarëve. Historia e ka treguar se çdo qeveri që zgjedh forcën në vend të dialogut e afron fundin e saj.

Ju erdhi fundi!

About Redaksia

Check Also

Mjeku i “nxjerr bojën” Ramës: Premtove ujë 24 orë dhe shëndetësi falas, por shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve

Mjeku Ilir Allkja ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra në ditën e 31-të …