Lirohen 3 prej të arrestuarve, reagon Goxhaj

Tre prej të arrestuarve gjatë protestës, mes tyre aktivisti Dritan Goxhaj, janë liruar dhe janë pritur me ovacione nga protestuesit para Komisariatit Nr.1.

Goxhaj tha se shoqërimi ishte për kundërshtim të Policisë së Shtetit, duke sqaruar se ata kishin qenë “gardh mes policisë dhe protestuesve”.

Ai shtoi se trajtimi ka qenë normal dhe se kanë kërkuar largimin e Avokatit të Popullit Endri Shabani, të cilin e cilësoi si të zgjedhur nga “parlamenti i krimit”.

Ndërkohë, një tjetër protestues deklaroi se nuk kishin qëllim përplasjen me policinë, duke theksuar se protesta kishte karakter paqësor.

“Është shoqërim për kundërshtim të Policisë së Shtetit. Ne kemi qenë gardh mes policisë dhe protestuseve, këto kemi deklaruar.

Trajtimi ka qenë normal.

Kemi kërkuar largimin e Avokatit të Popullit Endri Shabani sepse u zgjodh nga parlamenti i krimit. Të tjerët janë në procës lirimi”, tha Goxhaj.

About Redaksia

Check Also

Rrugët përgjaken me aksidente, drejtori i Policisë Rrugore kapet duke dhunuar protestuesit

Jo vetëm drejtori i policisë së Tiranës Oliger Torba, por dhe drejtori i Policisë Rrugore, …