Nga Belind Këlliçi
Ditën që la qelinë për të qëndruar në arrest shtëpie Maringlen Qato, një nga eksponentët kryesorë të bandës 5D, janë futur brenda në komisariatet e Tiranës të rinjtë që protestojnë kundër korrupsionit të qeverisë.
Kjo ndodh me Edi Ramën.
Lë burgun ai që vinte gjoba në krye të IMT dhe ndante tenderat e bashkisë me shokët e tij, dhe shoqërohen me dhunë ata që protestojnë kundër abuzimit me pushtetin dhe që kërkojnë drejtësi.
Banda 5D e Erion Veliajt ishte një nga format më brutale të hajdutërisë në historinë e Tiranës.
Nuk ishin më të kënaqur me përqindjet që merrnin për çdo prokurim, dhe drejtorët kryesorë të Veliajt vendosën të krijonin vetë një kompani e të merrnin gjithë fondet e bashkisë.
I kam denoncuar që ditën e parë dhe beteja që unë dhe Opozita bëmë me 5D dhe shefin e tyre, ishte një qëndresë e vendosur që solli më në fund reagimin e drejtësisë.
Qato nuk është i pari anëtar i 5D që del nga qelia.
Këto lehtësime nuk ndihmojnë aspak në nevojën që ka vendi për të luftuar korrupsionin pa asnjë kompromis.
Gazeta RD