Rrugët përgjaken me aksidente, drejtori i Policisë Rrugore kapet duke dhunuar protestuesit

Jo vetëm drejtori i policisë së Tiranës Oliger Torba, por dhe drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, pjesë e kupolës drejtuese e policisë së shtetit ishin angazhuar personalisht në krye të dhunës së protestuesve të  cilët ishin vendosur sot paradite para parlamentit.

Syri sjell videon e momentit kur drejtori Perlat Vatoci angazhohet për të arrestuar personalisht Dritan Goxhajn, protestuesi që lexoi pak ditë më parë në shesh kërkesat drejtuar Edi Ramës, e para dhe dorëheqja e panegociueshme e tij.

Dy videot janë provë se drejtuesit janë nxjerrë vetë në terren për të zbatuar dhe udhëzuar policët sipas urdhrit të Ramës për të terrorizuar dhe shtypur protestën.

E ndërsa ishte angazhuar për të zbatuar urdhrin e Ramës, Drejtori i Rrugores, Perlat Vatoci nuk shkoi në vendin e aksidentit të tragjik në autostradën Tiranë –Durrës ku humbi jetën shoferi ndërsa 12 të tjerë u plagosën. Jo vetëm që nuk shkoi por bëri dhe deklaratë të pasaktë duke ngatërruar numrin e viktimave por dhe të të plagosurve.

About Redaksia

Check Also

Rama në Kuç, në vend që t’i dëgjonte kryetarët e bashkive, i nxori jashtë!

Deklaratë e nënkryetares së PD Vlorë, Eralba Kreshpa  Të nderuar qytetarë, Edi Rama ishte në …