Lirohen 6 protestuesit e arrestuar, reagon Goxhaj

Gjashtë protestuesit e arrestuar janë liruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi dhe katër persona tjetër të cilët ishin shoqëruar pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pas lirimit të gjashtë tyre, qytetarët e mbledhur para policisë kanë brohoritur njëzëri: Ne nuk dorëzohemi.

Protesta e ditës së sotme do të vijojë si normalisht, fillimisht me grumbullimin te sheshi “Skënderbej” në orën 19:00 e më pas drejt Kryeministrisë.

Njëri prej koordinuesve Arben Kola zbardhi kështu edhe skenarin për protestën e 31.

“Nga sheshi “Skënderbej” do të marshojmë drejt kryehajdutërisë”, tha ai.

Goxhaj tha se shoqërimi ishte për kundërshtim të Policisë së Shtetit, duke sqaruar se ata kishin qenë “gardh mes policisë dhe protestuesve”.

Ai shtoi se trajtimi ka qenë normal dhe se kanë kërkuar largimin e Avokatit të Popullit Endri Shabani, të cilin e cilësoi si të zgjedhur nga “parlamenti i krimit”.

Ndërkohë, një tjetër protestues deklaroi se nuk kishin qëllim përplasjen me policinë, duke theksuar se protesta kishte karakter paqësor.

“Është shoqërim për kundërshtim të Policisë së Shtetit. Ne kemi qenë gardh mes policisë dhe protestuseve, këto kemi deklaruar.

Trajtimi ka qenë normal.

Kemi kërkuar largimin e Avokatit të Popullit Endri Shabani sepse u zgjodh nga parlamenti i krimit. Të tjerët janë në procës lirimi”, tha Goxhaj.

About Redaksia

Check Also

Mjeku i “nxjerr bojën” Ramës: Premtove ujë 24 orë dhe shëndetësi falas, por shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve

Mjeku Ilir Allkja ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra në ditën e 31-të …