Jo vetëm drejtori i policisë së Tiranës Oliger Torba, por dhe drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, pjesë e kupolës drejtuese e policisë së shtetit ishin angazhuar personalisht në krye të dhunës së protestuesve të cilët ishin vendosur sot paradite para parlamentit.
Syri sjell videon e momentit kur drejtori Perlat Vatoci angazhohet për të arrestuar personalisht Dritan Goxhajn, protestuesi që lexoi pak ditë më parë në shesh kërkesat drejtuar Edi Ramës, e para dhe dorëheqja e panegociueshme e tij.
Dy videot janë provë se drejtuesit janë nxjerrë vetë në terren për të zbatuar dhe udhëzuar policët sipas urdhrit të Ramës për të terrorizuar dhe shtypur protestën.
E ndërsa ishte angazhuar për të zbatuar urdhrin e Ramës, Drejtori i Rrugores, Perlat Vatoci nuk shkoi në vendin e aksidentit të tragjik në autostradën Tiranë –Durrës ku humbi jetën shoferi ndërsa 12 të tjerë u plagosën. Jo vetëm që nuk shkoi por bëri dhe deklaratë të pasaktë duke ngatërruar numrin e viktimave por dhe të të plagosurve.
Gazeta RD