Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë.
“Bazuar në këtë raport, në të njëjtat terma qëndron rezoluta e miratuar.
Në të njëjtat denoncime, në të njëjtat konstatime, në të njëjtat sugjerime.
Por, meqenëse raporti ishte i shkurtit dhe është pasuruar me disa ndryshime, dua t’u them se rezoluta i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë.
Dhe ne përdorëm mundësitë e krijuara për të hedhur poshtë propagandën armiqësore të Edi Ramës i cili, siç u informuam, ka shpërndarë me qindra dhe mijëra mesazhe në të gjithë elitën evropiane, në të cilat e paraqet lëvizjen e idealeve më fisnike të të rinjve shqiptarë, si një lëvizje të organizuar dhe të frymëzuar nga Garda Revolucionare famëzezë e Iranit në një përpjekje për ta damkosur ndërkombëtarisht këtë lëvizje.
Edhe në bisedat e veçanta, por edhe në fjalën time që mbajta, garantova të pranishmit se ai është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës.
Se ajo është një lëvizje, një shpërthim i idealeve më fisnike, më të larta të rinisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë.
Dhe se Edi Rama po përpiqet me çdo kusht ta përlyejë pa asnjë fakt, bazë apo dokument”, tha Berisha.
Gazeta RD