Ministrat e Ramës me “sëmundje” të pashërueshme

Nga Boldnews.al

Ministrja më e re, me profesion të hershëm kardiologe, duhet t’i ketë pasur të rrahurat e zemrës shumë të larta në çastin e fjalimit të parë në kuvend si ministre. “…nuk do lejoj sa të jem unë këtu ministre e Shëndetësisë, nuk do ju lejoj që të dizinformoni. Në janar fillon instituti i Onkologjisë, në fillim të vitit 2027 unë o e sjell atë pet-scanin ose jap dorëheqjen. Ja ku po jua them këtu”, tha ministrja e shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Vetë fakti që e nis në numrin njënjës, tregon më së paku delirin, madhështinë që i japin vetes dhe arrogancën që vështirë t’i gjesh burimin. “Unë o e sjell atë Pet-scan”, thotë ministrja, duke i dhënë vetes premtime dhe sdidë, pa e kuptuar konceptin që Pet-Scani edhe në spitalet më të vogla në rajon ofrohet si shërbim dhe jo më në spitale universitare.

Nëse vjen ajo aparturë, aq e nevojshme nuk është meritë personale e ministres, pasi nuk do e sjellë nga “ndonjë klinikë private” që e njeh mirë. Paratë do jenë të vqytetarëve, edhe të atyre pacientëve që kanë kaq shumë nevojë për të. Përunjësia është vyrtyti që nuk paska vend në Rilindje e cila e vrau dhe e varrosi atë që në nisje të pushtetit.

Përtej faktit që mijëra e mijëra pacientë me sëmundje malinje vuajnë për shërbimet më elementare, zonja e veshur me kostumin e ministre, u zotua në Parlament se së pari nuk do të lejojë “dezinformimin” dhe padyshim që i dha ca merita vetes duke thënë se kishte 16 vite deputete dhe po aq vite në komisioni e shëndetësisë.

Kjo vetëmburrje, e cila kulmoi me premtimi se do sillte Pet-Scanin në Onlologjik, tregoi edhe një herë sëmundjen e pashërueshme të arrogancës me këdo dhe ndaj kujtdo, përveç atij që ua jep këtë forcë për ta përdorur kryesisht kundër qytetarëve!

About Redaksia

Check Also

Balluku ka një tjetër vepër penale të regjistruar/ Gazetarja: Do të bjerë bashkë me Ramën

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi çështjen e Ballukut dhe …