Berisha: Rama përdori dhunë shtazore ndaj protestuesve, skenat të rikujtojnë atë që ndodhi në Zvërnec

Klajdi Bodlli, SYRI TV: Zoti Berisha, duke u ndalur tek protesta, dhe duke qenë se edhe rezoluta e Partive Popullore e ka përmendur dhe e ka mbështetur, a keni një koment në lidhje me sjelljen e djeshme dhe dhunën e ushtruar nga policia në drejtim të protestuesve?

Sali Berisha: E kam dënuar që dje nga Vjena. E kam quajtur një egërsi shtazore. E kam quajtur një egërsi shtazore. Unë kam parë, s’ua di emrat, përveç Goxhajt që e ka shpallur Edi Rama agjent të SHIK-ut, po ata të tjerë me radhë, me radhë, të cilët absolutisht nuk po kryenin asnjë akt dhune.
Përkundrazi, po mbanin një qëndrim, mund të them, edhe dashamirës ndaj policëve, po u ofronin ujë në atë vapë të tmerrshme. Dhe vërsulja me tërbim ndaj tyre… ajo skena me atë djalin me bluzë të zezë, ajo rikujtonte skenën e Zvërnecit.
Edhe atë djalin e zvarritën katër-pesë burra, metra të tëra. E çfarë kishte bërë ai? Asgjë, u lirua.
Pra, ishte një egërsi shtazore e dëshmuar ndaj protestuesve. E kam dënuar dje, e dënoj me forcën më të madhe.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Pas një takimi me qeveritarët, “Osmani” merr falas 89 ha tokë në Vlorë

Ja teksti i rishkruar në formë rrëfimore me paragrafë tradicionalë, pa lista apo pika bullet: …