Kryetari i PD, Sali Berisha i pranishëm në Kuvendin zgjedhor të degës së PD-së në Krujë, është shprehur se, ripërtëritja e partisë është jetike. Sipas tij, PD nuk vjen në pushtet për shkak të së shkuarës së lavdishme, por për vizionin që kanë për të ardhmen.
Berisha tha se, ripërtëritja parashikon si kusht të domosdoshëm modernizimin, dixhitalizimin dhe vizionin me të cilin PD do u përgjigjet me emergjencë problemeve më therëse të qytetarëve shqiptarë.
Berisha: Ripërtëritja e PD-së është jetike.
PD nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar.
Jo, vjen në pushtet për vizionin për të ardhmen.
Vjen në pushtet si forca politike më e organizuar, më e modernizuar
Dhe në këtë kuadër, besoj se shembulli është dhënë këtu në këtë degë.
Seksionet janë mbledhur, kanë zgjedhur kryetarët.
Të mos harrojmë, shpesh i themi njëri-tjetrit se ne jemi frymë.
Jemi frymë, kjo nuk ka diskutim, por nuk duhet të jemi vetëm frymë, jemi realitet tjetër, jemi parti e madhe, një parti e cila në kushtet më të vështira u paraqitën në kutitë e votimit mbi 40 mijë anëtarë.
Kjo është e vërteta.
Por siç e tha zoti mësues, ne duhet të jemi funksionalë.
Ne duhet të jemi seksion funksional, grupseksion funksional, kryesi funksionale.
Dhe mbi të gjitha ne duhet të jemi në kontakt të vazhdueshëm të pandërprerë me qytetarin.
Çdo demokrat që lufton për fitore e ka në duart e veta takimin, bisedën me qytetarin, me fqinjin, me mikun, me shokun.
Sot kemi përpara një pushtet të korruptuar, një pushtet të diskredituar në një shkallë ekstreme, një pushtet të inkriminuar fund e krye.
Ndaj dhe ne na duhet një mobilizim i madh, na duhet një ripërtëritje.
Duhet të zgjerojmë radhët tona me vlerat më të çmuara të komunitetit.
Duhet të respektojmë, të angazhojmë dhe mobilizojmë të gjithë trashëgiminë tonë. Ajo është trashëgimi e çmuar.
Pra, ripërtëritja parashikon si kusht të domosdoshëm modernizimin, dixhitalizimin dhe vizionin me të cilin PD do u përgjigjet me emergjencë problemeve më therëse të qytetarëve shqiptarë.
Dhe këto probleme më therëse janë në radhë të parë të ardhurat e tyre, pagat e tyre, pensionet e tyre.
Është minimumi jetik, dyfishimi i rrogave, dyfishimi i pensioneve, transformimi i shërbimeve, shtypja me zero tolerancë e krimit të organizuar.
Ndërtoi sistemin e krimit dhe do ua tregoj këtu një moment.
Para 12 vitesh, një mik i imi lezhjan më thotë pse e ka kapur kaq me të fortë këtë Edi Ramën?
I them unë, sepse ai në atë Lezhën tënde të mrekullueshme ai bazohet vetëm në tre familje kriminale dhe ju të tjerëve u shumëzon me zero dhe unë këtë nuk mund ta pranoj.
Mbeti ai dhe nuk më tha dot jo.
E takon Edi Ramën, i hap muhabetin, i thotë që Berisha kështu më tha. Më tha që ai Lezhën e mban me tre familje kriminale, po Lezha është një qark i tërë.
Çfarë i tha?
I tha, a e di çke, votat nuk m’i jep ti, votat m’i japin ata.
I tha edhe më shumë pastaj, po unë po u them këtë.
Pra, mbi këtë koncept ndërtoi qeverisjen.
Çfarë ndodhi?
Dy gjëra do u them. U numërojnë shumë gjëra nga ato vite kur ne qeverisëm.
Unë dy do u numëroj ju.
Së pari nga viti 2007 deri në vitin 2014, çdo vit numri i shqiptarëve në Shqipëri rritej. Aty janë statistikat. Dhe këtë e quaj arritjen më të madhe.
Arritjen e dytë, po kaq të madhe, e quaj se dolëm në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Dolëm nga humnera.
Po pse dolëm? Se dyfishuam rrogat dhe pensionet dhe u bëmë qytetarët me rrogat dhe pensionet më të lartat në rajon. Më të larta edhe se Bullgaria e Rumania.
Gazeta RD