Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folur edhe për protestën qytetare që sonte ka hyrë në ditën e saj të 109.
Berisha tha se, ne jemi njerëz të moralit, ajo filloi si protestë qytetare, është protestë qytetare dhe ne e respektojmë. Mund të thotë kush, po çfarë i bënë atë Edi Ramës? Ua them unë se çfarë i bënë Edi Ramës.
Berisha: Pra, ne kemi një vizion dhe duam që ta vëmë sa më shpejt në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe të Shqipërisë.
Miq, unë falënderoj demokratët e Krujës dhe të Fushë Krujës, falënderoj Aulonin, Andian dhe të gjithë, të cilët në mënyrë konstante kanë marrë pjesë në demonstratat mbi tremujore që zhvillohen në Tiranë dhe kanë shkuar aty si qytetarë.
Ne i kemi mbështetur dhe do i mbështesim ato protesta me të gjithë potencialin tonë, do e mbështesim si qytetarë.
Ne jemi njerëz të moralit, ajo filloi si protestë qytetare, është protestë qytetare dhe ne e respektojmë.
Mund të thotë kush, po çfarë i bënë atë Edi Ramës?
Ua them unë se çfarë i bënë Edi Ramës.
Në qoftë se ka një protestë që e ka zvarritur atë bulevardit për së gjalli çdo natë, është ajo protestë qytetare.
Po, po, e ka bërë njeriun më të urryer jo vetëm në Shqipëri, por më të urryerin në Evropë dhe më gjerë sepse fibra qytetare e pastër interesi qytetar, ai nuk e merr më kurrë veten ndaj dhe ne çdo demokrate e demokrat, do të shkojë aty me fibrën qytetare.
Ato parulla, slogane që një grup armiqsh tanë, opozitë e opozitës, nuk mund të na pengojnë ne kurrë të lëshojmë sheshin se ne jemi njerëzit e sheshit.
Ne kur vjen puna jemi burrat dhe gratë e sheshit dhe nuk e lëshojmë kurrë protestën.
Kërkesat e tyre janë identike me kërkesat tona.
Ne protestojmë dhe mbrojmë ato kërkesa.
Edhe njëherë dua t’u përgëzoj për ringritjen, për ripërtëritjen e fuqishme të PD.
Ftoj demokratët e të gjitha degëve të Shqipërisë të marrin shembull dhe të frymëzohen nga dega e Krujës, drejtuesit e saj.
Gazeta RD