Vasili: Ramës i ka mbetur vetëm të fshihet pas brekëve të policëve…

Ish-deputeti i PL, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas dhunës se policisë ndaj qytetarëve protestues. Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se, Edi Ramës tani i ka mbetur vetëm të fshihet pas brekëve të policëve të cilët u sulen shqiptarëve si kafshë.

Reagimi i Petrit Vasilit

Edi Rama i ka mbetur vetëm që të fshihet pas brekëve të policëve idiotë, që vërsulen si kafshë kundër qytetarëve.

Nuk ka polici që ia heq damkën Ramës si njeriu më i urryer në Shqipëri.

Nuk ka agjent rrugaç policie pa uniformë që ia pastron dot fytyrën Ramës, që përpara gjithë Europës dhe Amerikës është tashmë një kryeministër gangster dhe plaçkitës.

Nuk ka analist palaço që ia pastron surratin Ramës në gjithë mediat më gjigande të Amerikës, Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austrisë e anë e mbanë globit.

Nuk ka patronazhist që ia zgjidh hallin Ramës si njeri që i ka ardhur fundi i turpshëm.

#ProtestaNesërMëShumë

About Redaksia

Check Also

Protestë në qendër të Shkodrës, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Qytetarë shkodranë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në një protestë në qendër të qytetit, ku …