Diaspora në shesh: U hoqëm si pushues, hoqëm simbolet kombëtare në kufi! Ramën s’e duam më!

Edi Rama urdhërpoi të bllokohen dhe të paraqesin vonesa të gjitha pikat kyfitare hyrëse me Shqipërinë por kjo nuk e ndali diasporën.

Udhëtoi nga Britania, Gjermania dhe Italia për të qenë sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ poshtë dritares së kryeministrit për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Në një prononcim për gazetarin e Syrit, Fatjon Gjinaj shqiptarët e ardhur nga diaspora thanë se në kufi u është dashur të kamuflohen si pushues dhe të heqin simbolet kombëtare.

“Kam ardhur nga Venecia. Erdha sot paradite me avion. Shpresoj që kryeministri të reflektojë.  Populli nuk e do më”

“Kam ardhur nga Londra. Kam hyrë nga aeroporti”

Jemi nga Britania, Gjermania, Italia!

U detyruam të heqim simbolet kombëtare dhe u thamë që po vijmë me pushime. Nuk I kemi thënë që po vijmë për protestë. Një pjesë ka kaluar në Muriqan dhe një pjesë në Kakavijë. Ka pasur vonesa.

Sot në Tiranë mbahet protesta e 35-të radhazi, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit. Pjesëmarrja është masive.

Kolona automjetesh dhe hyrje masive u regjistruan në pikat kufitare veriore e jugore të vendit, duke shënuar një mobilizim të gjerë mbarëkombëtar.

About Redaksia

Check Also

Bulevardi gumëzhin nga protestuesit: O Erion o legen prite Ramën se po vjen!

Djetëra mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në Bulevardin Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe …