I ati dhe vëllai u arrestuan gjatë protestës, Arbria Bardhi: Janë dhunuar nga policia!

Vajza e një protestuesi të arrestuar pas përplasjeve të ndodhura pranë Kuvendit ka bërë thirrje publike për lirimin e të ndaluarve, duke pretenduar se familjarët e saj janë dhunuar nga forcat e policisë gjatë shoqërimit.

Sipas saj, babai Frrok Bardhi dhe vëllai Everest Bardhi ndodhen në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, pasi janë arrestuar pas protestës ku pati akte dhune dhe përplasje me policinë, përfshirë edhe gaz lotsjellës, ujë me piper nga ana e Policisë së shtetit.

“Jam krenare për ata të dy. Babai dhe vëllai im u dhunuan gjatë protestës dhe sot ndodhen në komisariatin numër 3. Nuk jam këtu për të përhapur urrejtje, askush nuk duhet të dhunohet për shkak të bindjeve apo pjesëmarrjes në një protestë. Ju bëj thirrje të mos heshtim përballë padrejtësisë. Lironi çunat, lironi çunat”, deklaroi Arbria Bardhi.

About Redaksia

Check Also

“Lironi çunat”! Thirrja e protestuesve: Nesër në orën 09:00 protestë tek Gjykata e Tiranës

Në kuadër të protestës së 35-të të zhvilluar nga qytetarët shqiptarë, ku kërkohet dorëheqja e …