Emigranti nga SHBA: Ky regjim do të përfundojë në kazanin e plehrave!

I ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një emigrant shqiptarë është ngjitur në podiumin e protestës së 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se është kthyer në Shqipëri pas tre dekadash për t’iu bashkuar revoltës qytetare.

Në fjalën e mbajtur para mijëra protestuesve të mbledhur në bulevardin përballë Kryeministrisë, ai e cilësoi protestën si një nga më paqësoret e zhvilluara në vend gjatë 35 viteve të fundit dhe akuzoi kryeministrin se po e trajton territorin e Shqipërisë si pronë personale.

“Vij pas 30 vitesh nga SHBA për t’iu bashkuar protestës, protesta më paqësore në 35 vjet në Shqipëri. Këtë regjim do ta çojmë në kazan të plehrave. Të parët tanë luftuan dhe dhanë edhe jetën për këtë tokë”, tha ai.

“Ky hallvaxhi po e ndan Shqipërinë sikur të ishte një copë bakllava, duke ia falur njërit e tjetrit. Edi Rama është një zhuls. Ne do t’i rrëzojmë dhe do të krijojmë Shqipërinë e re”, deklaroi ai mes brohoritjeve të protestuesve.

Protesta para Kryeministrisë vijon me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, lirimin e protestuesve të arrestuar dhe ndryshime të thella në sistemin politik.

About Redaksia

Check Also

250-vjetori i Pavarësisë/ Berisha: Zoti i bekoftë SHBA-të, kombin dhe flamurin e tyre krenar!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një mesazhi në Facebook shkruan se, …