7 milionë euro për të parë pula, rosa e gomerë në kopshtin zoologjik të Ramës e Veliajt

Në Kopshtin Zoologjik të Tiranës nuk mungojnë gjelat, pulat, rosat, patat, lepujt, gomerët, dhitë apo lopët. Një hapësirë e madhe është vënë në shërbim të tyre dhe kukullave plastike që gjenden kudo nëpër park.

Ndonëse shumë prisnin të shihnin një elefant apo një gjirafë, këto kafshë nuk gjenden në kopshtin zoologjik.

Nga bota e egër janë luani, tigri, ujku, dhelpra, arinjtë, lama, kaproj dhe struca.

Po ashtu, vizitorët do mund të shohin edhe shpendë që nga shqiponja, skifterët, bufat, dhe papagallë.

Një tabelë tregon dhe vendin e lëmurëve, një specie që rritet në Madagaskar, por që nuk kanë ardhur ende për t’u vendosur në kopshtin zoologjik.

Në vite, në këtë kopsht janë mbajtur 32 lloje kafshësh dhe 12 lloje shpendësh.

7 milionë euro ka kushtuar ky investim në 6 hektarë tokë, i inauguruar nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës.

Që të futen brenda, të rriturit duhet të paguajnë çmimin e biletës nga 200 deri në 300 lekë, ndërsa fëmijët 100 deri në 200 lekë.

Shkupi i Maqedonisë së Veriut e ka që prej vitit 1926-ës një kopsht zoologjik dhe vit pas viti është pasuruar.

Shkupi ka më pak banorë se Tirana, por kopshti zoologjik i tyre është dyfish më i madh me një sipërfaqe prej 12 hektarësh tokë, ka 495 kafshë e 96 specie të ndryshme.

Aty vizitorët mund të shohin devetë, elefantët, gjirafat, fokat të cilat Parkut Zoologjik të Tiranës i mungojnë.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply