Sipas Berishës, kjo datë është një ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liridashës.
Mesazhi i kreut të PD, Berisha
Të dashur miq, sot kombi i madh amerikan feston 250-vjetorin e Pavarësisë së vendit të tij.
Amerikanët e festojnë këtë 250-vjetor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt, por edhe me një lavdi e krenari si asnjë komb tjetër.
Përgjatë këtyre 250 viteve, kombi i lirë amerikan, me gjeninë e tij krijuese, e shndërroi vendin e vet nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar në vendin dhe kombin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi, shkencë, arsim, shëndetësi, teknologji të lartë dhe në çdo fushë tjetër.
Por, mbi të gjitha, në vendin lider të lirisë në botë.
Prandaj, ky 250-vjetor është një ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liridashës.
Për ne shqiptarët, kombi i madh amerikan dhe qeveria e SHBA-së kanë pasur, në disa momente kyçe, një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit tonë: në shpëtimin e Shqipërisë nga ata që donin ta fshinin nga faqja e dheut, si dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Zoti i bekoftë SHBA-në, kombin dhe flamurin e tyre krenar!
Gazeta RD