Nga Bislim AHMETAJ

Ajo është shndërruar në një ngjarje me jehonë ndërkombëtare.
Shantazhe, arrestime, fushata denigruese, përdorimin e biografive dhe të gjithë arsenalin e propagandës.
as korriku dhe sezoni i pushimeve.
Përkundrazi, protesta e së shtunës ishte ndoshta më e madhja e këtyre 37 ditëve.
Kjo dëshmon se vendosmëria e qytetarëve jo vetëm nuk është zbehur, por është forcuar.
Ndryshimi duhet të vijë përmes forcimit të shtetit ligjor dhe përmirësimit të institucioneve, jo përmes rrënimit të sistemit. Republika parlamentare mbetet forma më e mirë e provuar e organizimit demokratik;
Ajo ka nevojë për ligje më të mira dhe për zbatim të paanshëm të tyre.
Drejtësia nuk mund ta trajtojë njësoj autorin dhe viktimën.
Radha drejt drejtësisë duhet të jetë e barabartë për të gjithë, por e bazuar mbi prova dhe përgjegjësi individuale.
Në këtë kontekst, slogani “Rama në burg, Berisha në burg” kërkon më shumë logjikë sesa emocion. Kryeministri aktual përballet me përgjegjësi direkte si drejtues në detyrë, ndërsa ish-kryeministri është prej vitesh jashtë pushtetit dhe ka qenë objekt hetimesh e masash gjyqësore prej vitesh.
Siç mashtron syrin iluzioni optik, ashtu edhe iluzioni i ëndrrimtarëve mund të mashtrojë mendjen.
Krahasimet mekanike prodhojnë konfuzion dhe përçarje mes njerëzve që ndajnë të njëjtin qëllim.
Pikërisht kjo protestë ka lindur si reagim ndaj kultit të liderëve që, për të mbajtur pushtetin, kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka.
Kjo revoltë nuk ka nevojë për një lider të ri.
Ka nevojë për koordinatorë, që organizojnë punën dhe bashkëpunimin e grupeve të ndryshme pa e kthyer protestën në pronë të askujt.
Bëni gjithçka që kjo protestë të prodhojë shtet ligjor dhe jo pushtet individual, drejtësi për të gjithë dhe jo hakmarrje për disa, mirëqenie për shtresat në nevojë dhe mundësi të barabarta për njerëzit e dijes dhe të punës.
Vetëm atëherë kjo protestë do ta ketë përmbushur misionin e saj:
të prodhojë shtet, jo thjesht pushtet.


Tiranë me 6 Korrik 2026.
Gazeta RD