Auron Tare: Protesta kundër Ramës do të sjellë një Shqipëri tjetër!

Historiani dhe studiuesi Auron Tare shpreson se protesta e nisur prej gati dy muajsh për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku siç shprehet ai, “shqiptari të mësojë më në fund të luftojë për veten”.

Me anë të një postimi në Facebook, Tare sjell në vëmendje një episod historik të vitit 1822, të cilin e lidh me zhvillimet politike dhe protestat në Tiranë.

Tare shkruan për atë që e quan “Beteja e Athinës”, duke kujtuar përplasjen mes dy forcave në fushat e Athinës, ku në të dyja anët e konfliktit ndodheshin shqiptarë.

“Në njërën anë ishte Kapedan Jani Gura, bir i një familjeje shqiptare të vendosur në Thesali, prijësi i forcave që historia do t’i quante greke.

Më anën tjetër qëndronte Omer Pashë Vrioni, pinjoll i derës së madhe të Vrionasve, gjeneral shqiptar në shërbim të  Ali Pasha tepelenes, Khediveve te Egjyptit  dhe Perandorisë Osmane, i dërguar për të shuar kryengritjen greke.

Në fushat e Athines se lashtë nuk u ndeshën vetëm dy ushtri. U ndeshën dy shqiptarë, secili nën një flamur që nuk ishte i tiji. Njëri luftonte për Stambollin, tjetri për Athinën. Shqipëria nuk gjendej në asnjërin kamp”,shkruan ndër të tjera Auron Tare.

About Redaksia

Check Also

I shkaktoi miliona euro dëm shtetit, largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, është larguar ditën e sotme nga detyra. …