Berisha: Kjo diktaturë e dytë në disa aspekte është regjimi më shkatërrimtar i kombit shqiptar në histori

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës në takimin me ish-të përndjekurit ka akuzuar Edi Ramën se përfaqëson një formë të re diktature, duke e krahasuar me regjimin e Enver Hoxhës.

Ai u ndal te krimet e regjimit komunist dhe solli në vëmendje varjen e poetit Havzi Nela, duke deklaruar se ai ishte një figurë e rëndësishme që kishte mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjen kombëtare.

Berisha tha se, Kristaq Rama ishte njeriu që firmosi për varjen e Havzi Nelës, një poet kolos, i cili vargjet e tij ia kushtonte të drejtave të njeriut, frymëzimit nga Helsinki dhe Kosovës.

Ai theksoi se, ekzistojnë ende në Shqipëri raste ku persona të dënuar nga historia mbahen në kujtesë publike me emra rrugësh apo nderohen.

Berisha: Kristaq Rama ishte njeriu që firmosi për varjen e Havzi Nelës, një poet kolos, i cili vargjet e tij ia kushtonte të drejtave të njeriut, frymëzimit nga Helsinki dhe Kosovës.

Dhe nuk është vetëm ky. Janë shumë e shumë të tjerë, që mbajnë firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës.

Është fshatari pa emër nga Vithkuqi, të cilin e arrestojnë, e akuzojnë se atje tek përroi vrave filanin, filanin e vrau Sigurimi. Dhe ky thotë: ‘në jetën time nuk kam pasur pushkë në dorë, sepse edhe në ushtri më futën në brigadë të punës, unë mbaja vetëm pushkë druri. Unë s’di ta përdor armën’.

‘Jo, i thonë, armën ta solli shërbimi grek, dhe ti me atë armë vrave filanin’.

E shtrojnë xhelatët në dru, e pranon.

Po kur shkon në gjykatë, i thotë gjykatësit: ‘O zoti gjykatës, unë kurrë nuk kam pasur pushkë me fishek në dorë’.

Lexohej kjo para Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, në mbledhjen e presidiumit.

‘Hë,’ thotë Ramizi, ‘e kanë shtruar në dru në prokurori dhe i ka pranuar në dru’.

Dhe çdo njeri në këtë rast mendon se atij do t’i falet jeta. Jo, nuk i falet jeta. Të dy ata firmosën për ta ekzekutuar fshatarin, firmosën ekzekutimin e fshatarit nga Vithkuqi, sepse ajo zonë duhej të terrorizohej.

Dhe bëheshin herë pas here këto akte.

Pra, ky person, dhe ka dhe të tjerë, ka rrugë të Tiranës që kanë emra kriminelësh, të damkosur të popullit shqiptar, të kombit shqiptar. Tani së fundi, siç e keni konstatuar, nderimet u shkojnë kriminelëve ordinerë.

Nderohet i ati i Ergys Agasit si fisniku i Partisë Socialiste për Durrësin, për meritat që i biri është një nga mafiozët më të rrezikshëm jo të Shqipërisë, po të Evropës.

Nderohet Jurgis Çyrbja, deputeti që shërbente si informator për Altin Hajrin, vrasësin mizor që i mori jetën Jan Prengës edhe ia preu trupin copa-copa. Dhe ky njeri bën tre vite burg se iu gjetën të gjitha telefonatat dhe çdo gjë, dhe del dhe nderohet me dekoratë nga, me firmë të Edi Ramës.

Pse i theksova këto? Është i njëjti moral. Por sot Shqipëria nuk mund të ketë skuadra pushkatimi, sot Shqipëria nuk mund të ketë kampe internimi dhe përqendrimi, por në kuadrin e atyre që mund të bëjë kjo Shqipëri, ngjet tërësisht nga ana, në rrafshin politik me Shqipërinë e dikurshme, se këto mund të bëjë ky.

Ndaj dhe një dramë më të madhe për një komb, se në një hark kohor në distancë 30 e ca vjeçare të provojë një diktaturë të dytë, nuk ka.

Dhe kjo diktaturë e dytë në disa aspekte është regjimi më shkatërrimtar i kombit shqiptar në histori. Në kuptimin fare të thjeshtë që, në zbatim të një doktrine të spastrimit etnik të shqiptarëve, kjo ka larguar nga Shqipëria dy herë më shumë se serbët nga Kosova në zbatim të doktrinës së Çubriloviçit.

About Redaksia

Check Also

Protestuesi: 4 milionë euro për Kanye West, ndërkohë njerëzit vdesin nëpër spitale!

Protesta qytetare hyri sot në ditën e saj të 38-të, ku nuk munguan akuzat e …