4 miliardë lekë për një koncert privat/ Alimehmeti: Emergjencat mbeten pa fonde, kush do t’i shuaj zjarret?

Anëtari i Kryesisë së PD, Ilir Alimehmeti, akuzoi qeverinë e Edi Ramës se po përdor fondet publike për të financuar një koncert privat, duke e cilësuar vendimin si abuzim me paratë e taksapaguesve.

Sipas Alimehmetit, një aktivitet privat duhet të mbajë vetë riskun financiar dhe jo të mbështetet nga shteti. Ai kritikoi vendimin për të alokuar 4 miliardë lekë nga fondi i emergjencave, ndërsa vendi përballet me zjarre, familje të pastreha nga tërmeti dhe probleme të tjera të pazgjidhura.

Alimehmeti u shpreh se Edi Rama nuk qeveris me logjikën e interesit publik, por me synimin për të prodhuar një ditë publicitet ndërkombëtar, ndërsa faturën ua lë shqiptarëve. Sipas tij, fondet publike duhet të shkojnë për emergjencat dhe nevojat e qytetarëve, jo për të mbuluar riskun e një biznesi privat.

Alimehmeti: Po, të jemi të sinqertë. Në radhë të parë, në qoftë se është një koncert, shumë mirë, koncertet le të bëhen, nuk ka asnjë gjë të keqe. Për sa kohë është një aktivitet privat, për sa kohë disa njerëz marrin përsipër të organizojnë.. Po, biznesi risk ka. Pra do të bësh biznes, është aktivitet privat ndërkombëtar, do të marrësh këtë risk të vish të bësh një koncert, mund të dalësh edhe mund të dështosh. Biznesi këto i ka. Pra, i bëre llogaritë mirë, del mirë, s’i bëre llogaritë mirë…

Kaq, shumë e thjeshtë. Unë tashti nuk e di a janë fansat e Kanye West-it kaq shumë në Shqipëri saqë të konsiderohet një numër biletash 40 mijë, shitje që baraz që ia vlen…

40 mijë ishte e kalkuluar që del fit dhe koncerti mund të bëhet. Pra është i realizueshëm nga pikëpamja financiare. Pastaj se sa shesin ekstra pastaj hyjnë tek fitimet e tyre. Këto janë kalkulimet e tyre. Nuk duhet të merremi neve. Neve në qoftë se na pëlqen, blejmë biletën dhe shkojmë.

Në qoftë se nuk na pëlqen, nuk shkojmë dhe kaq. Nga ky aspekt ky ishte drejtimi i duhur që si duhet të konsiderohet një aktivitet, një koncert çfarëdo lloj tipi. Pastaj kujt i pëlqen ka fansa, mbledh nga e gjithë bota i sjell këtu, punët e atij.

Pra, qëndrimi i qeverisë deri në fillim të qershorit ishte ai që neve nuk hedhim para publike, nuk kemi shpenzuar asgjë këtu, janë këta që po e bëjnë, ne i kemi dhënë vetëm disa leje…

Këtë mund ta diskutojmë neve nga fillimi deri në fund. Po deri në momentin që ti nuk po hedh para publike, ne jemi relativisht të qetë. Tani vjen situata dhe ju besoj i keni parë se ne i kemi diskutuar, mbledhjet e kryesisë së Partisë Socialiste, ku shqetësimi ndërkohë që ishte demonstrata, ndërkohë që është protesta aty jashtë bulevardit, shqetësimi i ministres së Kulturës ishte: nuk po shiten mjaftueshëm biletat e Kanye West-it. Ç’punë ka një ministër të shqetësohet, shiten apo s’shiten biletat e një biznesi privat?

Realiteti është që ka mendime që aty edhe ato bileta që janë shitur do shohim një grupmoshë që nuk janë ndjekës të asaj rryme, po janë një grupmoshë patronazhistësh e me radhë që i kanë detyruar të blejnë nga disa bileta e të shkojnë aty.

Po e i kanë detyruar se kjo ishte çështja e tyre. Dhe në fund fare tashti as ata s’dolën, se patjetër nuk i kanë 60 mijë. E atëherë hyn ky akti normativ që i merr nga paratë tona tashti, del kryeministri i Shqipërisë, pas një lloj shqetësimi thotë do shpenzojmë 4.2 milionë euro, ose 4 miliardë lekë se kështu e kuptojmë ne çik më mirë neve shqiptarët…

4 miliardë lekë, e kupton sa janë 4 miliardë lekë? Domethënë si ka parë njeri ti shohi çfarë janë 4 miliardë lekë pa asnjë problem, do t’i shpenzojmë neve për një aktivitet të vetëm. Tashti sa për të bërë një krahasim të vogël: Ministria, në total për të gjitha aktivitetet kulturore dhe turistike, në total për gjithë vitin 2026 ka 1.9 miliardë lekë.

Për të gjithë buxhetin e vitit 2026. Kaq ka gjithsej Ministria për aktivitetet kulturore dhe turistike bashkë. S’ka as gjysmën e atyre parave. Normalisht pra shteti shqiptar kur mendon për kulturën dhe turizmin i jep 1.9 miliardë lekë për gjithë vitin 2026. Kur mendon për një tek aktivitet privat, një natë të vetme, për interesat e tyre, për marketingun politik ndërkombëtar të Edi Ramës, shkon e merr nga xhepi… se na i merr neve, nuk është se i kushton shumë. Na i merr neve nga xhepi…

4 miliardë lekë dhe ia hedh aty. Dhe më e bukura, i merr nga fondet e emergjencës. Nga krahu tjetër kanë rënë zjarret…

Dhe po shohim tashti që ato zjarret që duan ato fondet e emergjencës sërish u kthyen te degët e pemëve për t’i fikur.

Pra… ku kemi neve, nuk dua të them atë shprehjen e famshme të fshatit që digjet…ky ve syze të kuqe…

Por në këtë realitet jemi. Pra, për sa kohë është një aktivitet privat, shumë mirë, le të bëhet aktiviteti privat. Nëse pastaj këtu na fut fonde publike, neve kemi të drejtën për të folur…

Për të kundërshtuar, për të protestuar. Më pas, nga ku i alokon këto fonde është akoma dhe më keq, se ia merr nga emergjencat tona. Pra po të ndodhi një emergjencë, ka 4 miliardë lekë më pak sot shteti shqiptar për të përballuar një përmbytje, një rrëshqitje dheu, një tragjedi biologjike…

Një plasje teknologjike në ndonjë fabrikë larg qoftë. Po për këtë është fondi, për këtë merret parasysh. Sot ka 4 miliardë lekë më pak dhe një koncert të një reperi më shumë. Tashti, populli shqiptar këto duhet t’i vërë në balancë. I duhet më shumë kjo apo ajo? Unë vazhdoj mendoj, sa kohë është biznes, biznesi le të vazhdojë vetë sipas kontratës dhe asaj të vlerësimit të riskut që ka bërë vetë. E drejta e tyre, shumë mirë, ka fansa le ta shohin ata. Nëse s’i del mirë, pse është shteti shqiptar që merr riskun këtu përsipër gjithmonë? Se e vëmë re këtë gjithmonë. E vëmë re dhe te kompanitë e tjera, jo vetëm te këto koncerte.

E vëmë re te transporti. U rrit çmimi i naftës? Pra një kompani transporti riskun këtë e ka, të vetmin shpenzim që ka naftën ka. Futet shteti shqiptar, do japim ne lekë tashti ta subvencionojmë autobusin sepse i ka shkuar risku lart. Po mirë kjo është kompani private, këtë risk ka, kur ke bërë një kontratë të caktuar këtë e ke marrë parasysh, apo jo?

E kështu është e… pra të jemi korrektë. Dhe i ka bërë çmimet dhe më të ulëta se ç’e kishte marrë përpara. Se ku ikën ato para dhe çfarë fituan qytetet përkatëse që e bënë këtë, nuk u tha asnjë fjalë. Pra realiteti është që të kuptojmë: shteti është rregullator. Biznesi merr përsipër riskun dhe ka edhe fitimin. Nëse del me fitim. Nëse risku s’e ka kalkuluar mirë, dështon. Pra nuk është ky problemi i shtetit po apo jo. Aq më tepër kur bëhet fjalë për biznes të huaj. Që vjen këtu, se këto para ikin jashtë. Nuk është se na vijnë neve…

Rama s’ka asnjë lloj tabuje, s’ka asnjë lloj freni, nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga ky drejtim. Vetë thotë, vetë e mohon, vetë thotë të kundërtën të mbrapën, nuk e ka asnjë lloj problemi këtë. Në qoftë se mendoni shtet, kush është shteti? I ka të gjitha mekanizmat të kapura ai në një dorë. Shteti ai e konsideron si pronë të veten këtë. Si pronë të veten e ka zënë, tashti bëj çfarë dua juve, ndaçi bëni, ndaçi pranoni, ndaçi mos e pranoni. Ky është mentaliteti që ka Edi Rama, mos kujtojmë ne që ka Edi Rama ndonjë mentalitet që duhet të japë një llogari, të marrë një mendim, t’u ofrojë njerëzve ata që u nevojitet që familjet e tyre të ecin përpara. Fare mo.

Nuk e ka fare këtë problem. Për sa kohë i pëlqen imazhi i tij, pra sheh atë PR-in e vet, bën atë marketingun ndërkombëtar të vetin që ja çfarë po organizojmë neve e të tjerë e të tjerë. Atëherë kaq i duhet. Bën lajm një ditë. Ai interesohet për një lajm një ditë, nuk e ka problem 4 milionë euro të tona. Vetëm për lajmin e një dite. Kush është lajmi i një dite? Po ndërtohet një stadium vetëm për një koncert. Kaq. Po pse, harruat ju diellin?

Për lajm një ditë. Asnjë lloj efekti, asnjë lloj shqetësimi e t’i marrim të gjitha me radhë tashti ai vetëm për një lajm një ditë. Kaq mendon ai. Nuk mendon për shtet, nuk mendon për njerëz, nuk mendon për të ardhme. Se do të kishte një lloj raporti, do të kishte një lloj vlerësimi më të madh, do të kishte një kuantifikim. Pra, kjo bëhet, kjo fitohet, kjo është e mira, kjo është e keqja. Jo, nuk kishte. Pra, në qoftë se kjo ishte për imazhin e mirë të vendit, po ky imazhi i mirë i vendit në fillim të qershorit nuk ishte llogaritur? E kanë llogaritur vetëm në fillim të korrikut? Apo tashti do përdoret edhe si një lloj anti-mitingu ky? Sepse do t’i shohim një çikë rezultatet. Pra, ndoshta po të mos kishte masivitet këtu dhe ka masivitet në shesh…

Pra, do ta shohim një çikë hallin e Edi Ramës ku e ka. Halli i Edi Ramës është drejt fundit e atëherë tashti që është drejt fundit mundohet të tregojë që bën gjëra të bukura, që ka shumë njerëz, po me paratë tona si gjithmonë. Nuk jep gjë. Kështu që jo, nuk e mendoj që është ky halli i vet. Nuk e ka menduar asnjëherë këtë problem se po të kishte qenë kështu, kishte mundësi t’i shpenzonte paratë në favor të njerëzve shumë herë më shumë. Po pse do ketë, pse ka protesta?

Protesta ka se njerëzit s’janë të kënaqur. Po të kishin qenë njerëzit e kënaqur do të kishte pasur protestë? Logjikisht jo, patjetër. Pra në qoftë se paratë do t’i shpenzonte aty, njerëzit do të shtoheshin, do të rrinin në Shqipëri, do të jetonin këtu, do të ecnin përpara. Nuk do iknin. Tashti në qoftë se neve e kemi parimin që paratë ne i shpenzojmë vetëm për ca të huaj, kur të vijnë ca të huaj këtu dhe këto të marrin ca thela, të ikin atje dhe unë të dal me një PR të mirë unë personalisht dhe askush tjetër, atëherë ky nuk është mendimi i një burri shteti. Ky është mendimi i një që e ka kapur shtetin dhe mundohet ta mjelë në çdo qelizë të vet dhe të marrë çdo përfitim vetë.

Kështu që unë nuk e mendoj fare këtë që ai po rri po mendon jo procedura, jo e të tjerë e të tjerë e të tjerë. Thotë qenkan 4 milionë euro për t’u marrë këtu, po i marr dhe kaq. Mos kujtoni, i ka ato të mëngjesit këto, se pastaj për drekë ka 4 milionë euro të tjera. Këto i ka vetëm të fillimit. Kështu që mos harxhoni, me këtë mendim nuk duhet të harxhojmë kohë fare. Çështja këtu është shumë e thjeshtë. Këtu, ky është një shtet i cili vetëm emrin në letër e ka shtet. Në sjelljet e veta nuk ka asgjë si shtet. Se po të kishte qenë kështu, neve shohim se si këto para, për shembull, merren nga fondi i emergjencës.

Po a kemi halle të tjera neve, meqenëse jemi te fondi i emergjencës? Po marr tërmetin neve. E dini ju që kemi akoma nevojë neve për… ka familje që aplikojnë për bonusin e qirasë së tërmetit dhe nuk e marrin sot e kësaj dite që flasim neve? E dini në Tiranë… në mos gaboj unë është 171 milionë lekë të reja, pra 1 miliard e 710 milionë lekë, që jep për familjet. Që s’di a janë nja 1550 familje. Me këto lekë thuaj ishin shtuar dhe 2350 familje të tjera, i kishim mbuluar 3900 familje. Ndërkohë që ato as akoma s’kanë të drejtë aplikimi, meqenëse është nga fondi i emergjencës. Po marr një emergjencë që është tërmeti. Në vend që t’u jepet këtyre, hajde t’ia japim se do të bëjë koncert disa orë dikush dhe do iki. Dhe këto lekë do i marri me vete. Prandaj thashë, një kryeministër në radhë të parë duhet të mendojë njëherë për vendin e vet.

E në qoftë se mendon që ka prioritet kulturën, ka prioritet artin, ka prioritet turizmin, e çfarëdo lloj gjëje, t’ja kishte dhënë atëherë buxhetit ministrisë vet. Domethënë siç ju thashë pak më parë, buxhetin e vet e ka 1.9 miliardë që ia ka dhënë për 2024-ën. Këtë 4 miliardëshin tjetër nuk mund ta justifikojë dot sepse e ka prioritet, aq më tepër kur ky udhëzim u bë ditët e fundit dhe vetëm para 10 ditëve, 12 ditëve ata dhanë një deklaratë zyrtare nga Ministria e Turizmit që neve nuk do financojmë asgjë dhe s’kemi financuar asgjë. Tashti me çfarë biznes plani ndryshoi ky brenda ditës së fundit? Pa asnjë biznes plan.

Thjesht Rama bëri pesë llogaritë e veta, thotë tashti më duhen. Dhe çohen me vrap këta që t’ja japin. Ku mendojnë ato me çfarë procedurë, cila procedurë e të tjera e të tjera. Ato vrapojnë kush t’ja japë i pari, i thotë e realizuam.
Ndërkohë që kishte një mbledhje kryesie edhe grupi parlamentar që diskutonte protestat dhe qëndrimin ndaj protestës, i vetmi shqetësim që kishte ministrja Gonxhja ishte s’po shiten biletat e Kanye West-it. Dhe e keni zyrtare në minutat e procesverbalit të tyre. Ky është problemi i tyre! Ose dilte kryetari i grupit parlamentar Balla dhe thonte s’po shiten biletat, të shiten biletat, të aktivizohemi këtu. Një qeveri që aktivizohet të shesi bileta koncerti. E kupton tashti? Është fiks një qeveri tallavaje.

About Redaksia

Check Also

Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën!

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për të përdorur 4.2 milionë …