Berisha: NATO nuk ka njoftuar se ku do mbahet samiti i radhës! Rama njoftoi konferencë të veçantë, por ajo nuk ndodhi

Anisa Kadesha, RTSH: Kryeministri Edi Rama e konsideron një arritje të qeverisë së tij faktin që në Shqipëri sipas tij do të zhvillohet vitin e ardhshëm samiti i NATO-s, pavarësisht se sipas sekretarit të përgjithshëm nuk është vendosur ende koha kur do të zhvillohet ky samit.

Sali Berisha: Nuk them se zhvillohet apo nuk zhvillohet. Unë nuk dëgjova një fjalë mirupafshim në Shqipëri, në Tiranë. Nuk e dëgjova.
E vërteta është që në samitin e mëparshëm për vitin 2027 ishte caktuar Tirana, kjo është e njohur. Por ka mbi dy muaj që qarkullojnë zëra të ndryshëm. Unë nuk mund të komentoj, as se zhvillohet, as se nuk zhvillohet.
Në dokumentet e NATO-s kur përfundon një samit, informohet samiti tjetër dhe vendi, kësaj here nuk ndodhi. Sikundër nuk ndodhi konferenca e veçantë për shtyp, që e kishte njoftuar Rama.
Rama kishte bërë gati të gjitha kamerat e televizioneve të tij dhe prisnin me padurim kur ai do të dilte në konferencë të veçantë shtypi. Nuk patë gjë.
Kjo është ajo që mund të komentoj.

About Redaksia

Check Also

Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë: Duam informacione për grupet e ekstremit të majtë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …