SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për të mbledhur të dhëna mbi grupet e ekstremit të majtë.

Sipas Washington Post, Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane në botë, përfshirë edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke kërkuar informacion mbi grupet e ekstremit të majtë.

Gazeta shkruan se kabllogrami është dërguar në mesin e muajit qershor dhe u është adresuar ambasadave amerikane në disa vende, “nga Argjentina dhe Meksika deri në Itali dhe Shqipëri”.

Raportimi vjen në një kohë kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar ministra të lartë nga më shumë se 60 vende në një takim në Uashington, të fokusuar te ajo që administrata Trump e cilëson si “ringjallje të terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”.

About Redaksia

Check Also

Shteti në skenë/ Si përfunduan 4 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë?

Nga një koncert privat në një çështje shteti. Koncerti i reperit amerikan, Kanye West, i …